Zhvillimi muajin e 10-të

Në muajin e dhjetë…

10ος μήνας ανάπτυξης

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të dhjetë:

  • Mund të qëndrojë në këmbë me pak mbështetje
  • Mund të rrijë ulur pa ndihmë për 10 minuta
  • Mund të zvarritet
  • Mund të qëndrojë në këmbë
  • Reagon kur dikush i merr lodrat
  • Mund të thotë “mama” ose “baba” pa përcaktuar se kush është kush
  • Mund të dallojë të huajt nga njerëzit që njeh dhe nuk ndihet rehat me të huajt
  • Mund edhe të dojë të shmangë njerëzit që njeh, duke kërkuar vetëm një person, atë që kujdeset më shumë për të
  • Përqafon bujarisht
  • Lëviz vërdallë duke u zvarritur
  • Njeh disa fjalë dhe persona kur përmneden me emra (psh shikon babain kur dëgjon fjalën “babi”)

 

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.