Zhvillimi muajin e 7-të

Muaji i shtatë...

7ος Μήνας

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të shtatë:

  • Mund të hajë një biskotë vetë
  • Mund të bëjë tingullin prr (bën tingullin e ujit)
  • Mund të rrijë ulur pa ndihmë
  • Mund të rrotullohet vetë, para mbrapa
  • Mund të nisë të zvarritet
  • Mund të rrëmbejë e të tundë lodrat
  • Nis të kuptojë që është i pavarur
  • Mund të mbajë një lugë, por nuk mund ta përdorë
  • Njeh nevojat e tij dhe kupton që ka nevoja të ndryshme. Për shembull, mund të kujtojë kur është i uritur dhe kur ndihet vetem dhe të shprehet në mënyrë të tillë që të të ndihmojë të kuptosh pikërisht çfarë do
  • Mund të kthejë kokën kur i thërrasin me të njëjtin emër
  • Nuk mund të kuptojë kuptimin e fjalëve “jo”, “mos” dhe “rrezik”

 

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.

 

Zhvillimi muajin e 7-të | Babylino

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.