Zhvillimi muajin e 4-rt

Muaji i katërt…

4ος μήνας ανάπτυξης

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të katërt:

  • Qesh me zë
  • Bërtet me gëzim
  • Vëren çdo gjë që ndodh rreth tij, eksploron  mjedisin dhe zbulon gjëra të reja që mund t’i bëjë më entuziazëm
  • Duket se i pëlqen koha e banjës/ larjes dhe momentet kur i flisni
  • Tregon gëzimin duke tundur këmbët dhe lëvizur duart dhe duke qeshur me zë të lartë
  • I pëlqen shoqëria me njerëz
  • Kur është përmbys, mund të çojë kokën në 90 gradë dhe e kthen atë majtas e djathtas
  • Mund të shikojë objekte që lëvizin në formë gjysmë rrethi (180°), në distance prej 15 cm nga fytyra e tij
  • Mund të qëndrojë mbi krahë dhe të çojë kraharorin,  kur është në pozicionin përmbys
  • Mund të zgjasë duart për të arritur sende
  • Mund të marrë një lodër në duar
  • Zbulon që këmbët dhe duart janë pjesë e tij dhe luan me gishtat
  • Mund të mbajë në duar disa gjëra për pak kohë
  • Lëshon shumë tinguj të shkurtër

 

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.