Zhvillimi muajin e 2-të

Muaji i dytë…

2ος Μήνας Ανάπτυξης

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të dytë:

  • Mund të fokusohet në fytyrën e prindërve dhe e vëren atë kur ata i flasin atij
  • Ka nevojë të ndihet i sigurtë, pra dikush të kujdeset për të
  • Shikon objekte që lëvizin në formë gjysmë rrathësh  në distance 75 cm larg fytyrës së tij
  • Të buzëqesh kur ti i buzëqesh
  • Reagon ndaj tingujve të fortë duke qarë, duke  lëvizur papritur ose duke qëndruar i qetë
  • Shprehet në mënyra të ndryshme, përveç të qarit psh gugat dhe lëshon britma
  • Mban kokën të qëndrueshme për kohë pak më të gjatë
  • Eksploron mundësitë e zërit të tij, lëshon zëra dhe bërtet
  • Mund të kuptojë që ju i flisni dhe lëshon tinguj në përgjigje, sikur po flet dhe ai
  • Lëviz këmbët me forcë
  • Zgjat dhe përkul gishtat, duart dhe këmbët, spontanisht pa i kontrolluar
  • Mund të dëgjojë zëra dhe tinguj dhe reagon duke bërë dhe ai të njëjtën gjë

 

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.

 

Zhvillimi muajin e 2-të | Babylino

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.