Zhvillimi muajin e parë

Muaji i parë…

1ος Μήνας Ανάπτυξης

Në ditët e para…

Çfarë mund të bëjë bebi i porsalindur:

  • Koka e tij nuk kontrollohet,por kur është shtrirë e kthen kokën në pozicionin e tij të favorshëm
  • Mund të tundë duart dhe këmbët në të dyja anët e trupit. Këmbët i ka paksa të përthyera
  • Mund të fokusojë sytë në objekte me largësi 20-30 cm, pa qenë në gjendje t’i shikojë ato
  • Nuk mund të dallojë kush e ushqen, kush e mban në duar dhe kush është mami apo babi
  • Ndihet i gëzuar kur ushqehet, por nuk e di ç’është gëzimi
  • Mund të dëgjojë zhurma dhe zëra edhe para lindjes
  • Për të porsalindurit e vetmja mënyrë komunikimi është e qara. Të qarët mund të jetë i ndryshëm në varësi të nevojës së tij- uri, dhimbje, të qenurit i lagur, frikë ose vetmi

 

Muaji i parë…

Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të parë:

  • Ka koordinim më të mirë
  • Kur është përmbys, mund të çojë kokën për disa sekonda. Nëse e çon lart, mund të mbajë kokën për 1-2 sekonda në të njëjtin pozicion. Mund të fokusojë sytë në një person
  • Ndihet i gëzuar kur ushqehet por nuk e di ç’është gëzimi
  • Mund të tundë këmbët e duart në të dya anët e trupit
  • Këmbët i ka pak të përthyera. Mund të ndjekë me sy një pikë drite që lëviz për pak sekonda
  • Habitet nga tingujt e lartë

 

Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.

 

Zhvillimi muajin e parë | Babylino

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.