Dhëmbët dhe biberoni

Bebet lindin me refleksin e thithjes. Mund të jesh edhe ti një nga mamatë që mban mend që në një prej ekove ka parë beben me gisht në gojë! Biberoni është aksesori i parë dhe më i dashuri që bebet “zgjedhin” dhe kjo është e justifikueshme.

Η πιπίλα και τα δοντάκια του

Psikologët sigurojnë se biberoni është një “mik” i rëndësishëm për fëmijën tuaj, sepse përmes thithjes çlirohen endorfina të cilat janë “hormonet” që krijojnë siguri përmes euforisë. Ndjesitë si këto mund të ndihmojnë beben të kalojë ditët e vështira me dhembje barku e të flejë më mirë gjatë natës.

Biberoni mund të shërbejë edhe një qëllim tjetër. Në diskutime me nënat e tjera do të shikoni që koha që i duhet fëmijës të përmbushë instiktin e ushqyerjes me gji mund të ndryshojë nga një bebe në tjetrën. Gjidhënia jo ushqyese , siç quhet gjidhënia që tejkalon kohën e ushqimit, është një fenomen i zakonshëm dhe çon në thithjen e gishtit apo të biberonit.

 Dhe këtu lind pyetja… thithja e gishtit apo biberoni? Pjesa më e madhe e fëmijëve do të ndalojnë thithjen e gishtit apo biberonit përpara moshës 4 vjeçare.  Por ka disa fëmijë që do ta kenë të vështirë ta lenë këtë zakon. Meqë ju nuk mund ta dini cilës kategori do t’i përkasë fëmija yt, shumica e mjekëve do t’ju rekomandojnë përdorimin e biberonit për dy arsye kryesore… ndërprerja do të jetë më e lehtë edhe nëse përdorimi do të vijojë për një periudhë më të gjatë nga ajo e pritshmja, do të ketë më pak dëmtime të shkaktuara tek dhëmbët. Ekziston gjithmonë mundësia që zgjedhja të mos jetë e juaja! Bebja juaj mund të tregojë karakter të fortë dhe pavarësisht të gjitha përpjekjeve për të mësuar përdornimin e biberonit, ai do të preferojë thithjen e gishtit.

 

Kur dhe si tëe “heqësh” biberonin?

Siç edhe folëm më lart nëse thithja vijon edhe pas moshës 4 vjeçare, kjo mund të shkaktojë deformime të dhëmbëve dhe të nofullës. Nëse bebja e ndërpret këtë zakon herët, deformimet e mundshme mund të rregullohen. Në anën tjetër ka rrezik që të bëhet i përhershëm, i vështirë, i dhimbshëm dhe i shtrenjtë për tu trajtuar në disa raste.

 

Biberoni!

 Pjesa e veshtirë në shumë raste është heqja e biberonit. Udhëzimet janë të thjeshta për t’i ndjekur. Thjesht merrni vendimin që ky është momenti i duhur dhe hidheni në kosh! Fëmija do të qajë dhe do të ketë nerva, do të fajësojë këdo dhe asgjë nuk do të zëvendësojë biberonin e tij të dashur. Kjo do të zgjasë për disa ditë. Duhet të jeni të duruar, edhe nëse e shikon fëmijën të vuajë, çka shumica e prindërve nuk mund ta durojnë, mos iu dorëzoni tundimit, as edhe për një herë, pasi përpara se ta marrësh vesh  ti zakoni i vjetër është rikthyer. Mund të sajoni një histori për arsyet pse nuk mund të përdorë më biberonin, siç është zana e mirë që kujdeset për të gjithë fëmijët, shikon kush është rritur e sa fëmijë i mirë është bërë dhe e mori biberonin për tua dhënë fëmijëve më të vegjël. Mund të përdorni edhe babagjyshin e Vitit të Ri nëse është koha e tillë ose dhe heroin e tij të dashur të fëmijërisë. Sigurohu që ta zëvendësosh atë me diçka tjetër veçanërisht kur shkon për të fjetur, reth një muaj para se ta hiqni biberonin, me diçka tjetër që fëmija juaj do të zgjedhë vetë (psh një lodër, një batanije) për të ndihmuar veçanërisht në kohën e gjumit përderisa është pjesa më e rëndësishme e ditës. MOS E KUJTO për biberonin! Thjesht sillu sikur biberoni nuk ka egzistuar kurrë. 

 

Gishti!

Nëse mendoni që është e vështirë të hiqni biberonin, pyesni prindër që kanë fëmijë që thithin gishtin. Ndalimi i thithjes së gishtit është proces shumë më i vështirë përderisa nuk mund të “presim” gishtin e fëmijës. Është e rëndësishme të përdorni teknikën e duhur. Nuk duhet të jeni strikt me të dhe të krijoni mendime fajtore. Përqasja jote duhet të jetë të debatoni dhe jo të gjykoni. Praktikat e vjetra si lidhja e dorës, piperi apo dhe dorezat nuk rekomandohen përderisa nuk janë gjithmonë të sukseshme dhe mund të krijojnë ndjesi të këqija dhe fajtore.

Së pari duhet të fokusoheni gjatë ditës dhe pastaj gjatë natës. Luaj me të dhe bëje gjithë procesin një lojë shpërblyese. Bëni një tabelë të ndarë në ditë, ku do të vendosni stikera bashkë me të dhe nëse numri i stikerave do të jetë ai që keni rënë dakort në fund të javës do t’i ofroni një çmim të madh. Në të njëtën kohë ju duhet ta shikoni kur fle dhe të përpiqeni t’i hiqni gishin nga goja pa i prishur gjumin.

Durim dhe fat!

 

Çfarë duhet të shikoni në një biberon

Do të shikoni që në treg ka shumë lloje biberonash dhe ju duhet të bëni një kërkim të vogël përpara së të zgjidhni një të tillë. Bebja juaj mund të ketë një preferencë të caktuar për llojin e materialit që ka biberoni dhe përderisa përdorimi do të jetë i vazhdueshëm zgjidhni çfarë i përshtatet më mirë. Ka biberona  prej silikoni, gome, të rrumbullakët dhe asimetrikë… dhe do të jetë mirë të pyesësh pediatrin nëmënyrë që ai t’ju sugjerojë çfarë është më e mirë për beben tuaj.

 

Gjithsesi nëse doni që biberoni të jetë i sigurt duhet të vini re:

  • Madhësia e biberonit duhet të jetë më e madhe se goja e bebes, për të eleminuar mundësinë e mbytjes.
  • Zgjidhni një biberon që ka pjesën e jashtme plastike me formë të valëzuar për t’u futur më mirë në gojë dhe të ketë vrima të vogla për të siguruar qarkullimin e ajrit inevojshëm për shmangien e acarimeve së bashku me rrezikun e mbytjes.
  • Duhet të jetë rezistente në mënyrë që të mos ta çajnë dhe ta gëlltisin në copa të vogla gjatë kafshimit.
  • Sigurohu që biberoni është i pastër dhe steril përpara se t’ia jepni bebes. Mos harro që goja është e lidhur me veshët dhe shumë infeksione të veshit janë të lidhura me përdorimin e biberonit që ka patur bakterie. Nëse biberoni bie, mos e vendosni në gojën tuaj përpara se t’ia jepni fëmijës, pasi kështu mund t’i transmetoni bakterie fëmijës.  Gjithmonë mbani në çantë më shumë se një biberon  gati për përdorim.
  • Mos  e lidhni biberonin në karrocën e bebes apo në rrobat e tij me lidhëse apo fjongo, pasi ka rrezik serioz për mbytje të foshnjës veçanërisht gjatë gjumit.