Zhvillimi nga muaji 24 në 36

24ος ως 36ος μήνας ανάπτυξης

Çfarë mund të bëjë fëmija juaj në fund të vitit të tretë (deri në 36 muaj):

 

  • Rritmi i rritjes tani është më i ulët se sa gjatë vitit të parë apo të dytë të jetës.
  • Thotë emrin e vet.
  • Dëshiron të ndihet i pavarur, të bëjë gjërat vetë, por ende varet nga prindërit dhe kjo e kënaq atë.
  • Nuk kontrollon emocionet dhe ka nerva, veçanërisht kur është i lodhur apo i acaruar.
  • Personaliteti i tij dhe aftësitë janë të dallueshme.
  • Mund të bëjë fjali me tre fjalë.
  • Komunikimi është më efikas pasi flet më qartë.
  • Përdor më shpesh përemra si “ unë”, “ti” për tu shprehur emocionalisht.
  • Pas moshës 2 vjeç e gjysëm mund të kuptojë kur ka shkuar shumë larg, edhe nëse nuk duket të ketë dëshirë të përshtatet.
  • Në fund të këtij viti, të rriturit duhet të jenë në gjendje të kuptojnë të paktën 75% të asaj që thotë.
  • Në fund të këtij viti, do të jetë në gjendje të vlerësojë ngjarje si “të mira” ose “ të këqija”.
  • Fuqitë e tij fizike po rriten dhe ai koordinon lëvizjet me mjaft lehtësi. Mund të vrapojë, të hidhet, të ngjitet. Në fund të këtij viti mund të ngasë një biçikletë me timon trainues dhe të qëndrojë në një këmbë për disa sekonda.
  • Vizaton me markera dhe bën vija, bazuar në një ide që ka në mendje. Nis të vizatojë forma rrethore.
  • Në fund të këtij viti mund të njohë disa ngjyra.
  • Meson si quhen disa prej pjesëve të trupit, zakonisht 5 deri 7 pjesë.
  • Kupton diferencën mes koncepteve të kundërta siç janë “ e vogël – e madhe”, “ i butë – i fortë”.
  • Mund të vishet vetë, por nuk mund të bëjë gjëra të komplikuara si të mbërthejë zinxhirin apo pullat.
  • Rreth moshës dy vjeçare  tregon interes për të përdorur tualetin dhe në moshën tre vjeçare zakonisht ia ka dalë mbanë. Mos u përpiq ta detyrosh, pasi rezultatet mund të jenë krejt të kundërta nga ato të pritshmet.
  • Luan pranë fëmijëve të tjerë, por heziton të luajë me ta. Njëri imiton tjetrin dhe ata rrallë ndërveprojnë.
  • Luan me lodra si kukulla, makina, furgona apo enë kuzhine për të kënaqur nevojën për imitimin e gjërave e situatave reale psh vë kukullën në gjumë, apo shtyn një makinë lodër në dysheme.
  • Imiton veprimet e të rriturve dhe përpiqet të ndihmojë ku të mundet psh të mbledhë lodrat.
  • Gjuan topin por zakonisht jo në drejtimin e duhur.
  • Ngjit shkallët. Është shumë energjik, refuzon të ndalojë.
  • Bën gjëra dhe nuk e ka ndjesinë  e rrezikut, edhe kur e di që diçka është e rrezikshme.
  • Bën shumë pyetje si: “Çfarë është kjo ?”, “Pse?”
  • I pëlqen të dëgjojë përralla dhe të kërkon të përsëritësh ato që do më shumë.

 

Kujdes! Fëmijët janë të ndryshëm e gjithsecili ka ritmin e tij. Stadet e zhvillimit siç përshkruhen janë të bazuara mbi mesataren. Mos u shqetëso nëse fëmija ka devijim nga mesatarja. Gjithsesi, nëse vë re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.

 

Zhvillimi nga muaji 24 në 36 | Babylino

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.