Zhvillimi nga muaji 18 në 24

De la a 18-a până la a 24-a lună de dezvoltare - Κεντρική Εικόνα

Çfarë mund të bëjë fëmija juaj deri në 24 muaj:
 

  • Bëhet kurioz për njerëzit dhe gjërat rreth tij dhe eksploron më shumë çdo derë apo dollap të hapur.
  • Imiton dhe dëshiron të ndihet i pavarur. Kopjon çdo ditë gjërat që ju bëni, siç janë larja e dhëmbëve, krehja e flokëve, të veshurit dhe të ngrënët vetë.
  • Pasuron fjalorin me fjalë të tjera. Pas moshës 2 vjeçare, ka mesatarisht fjalor prej 30 deri 50 fjalësh dhe mund të bëjë fjali me dy fjalë.
  • Mund të vendosë njëri mbi tjetrin deri në gjashtë kuba, të hapë derën, të hedhë topin, të vrapojë e të ngjitet.
  • Të ngjitet e të zbresë shkallët duke u mbajtur tek dora e një të rrituri.
  • Tani kupton çfarë i thua dhe mund të ndjekë udhëzime të thjeshta si “më sill trenin e madh”
  • Luan pranë fëmijëve të tjerë, por heziton të luajë me ta (nëse nuk janë më të mëdhenj dhe të përshtatin lojën e tyre me një 2 vjeçar)
  • Është e vështirë t’i thotë mirupafshim njeriut të tij të dashur, psh mamasë kur ajo duhet të ikë për punë.
  • Kupton ndjenjat e të tjerëve dhe ragon.
  • Në këtë moshë mund të nisni të trainoni fëmijën tuaj të përdorë tualetin. Mos u përpiq ta detyrosh, pasi rezultatet mund të jenë krejt të kudërta nga ato të pritshmet.
  • Nuk i ndan lodrat me fëmijë të tjerë.
  • Mund të përdorë lugën, pirunin apo filxhanin.
  • Fle gjatë gjithë natës.
  • Është i lidhur me objekte siç janë lodra që do më shumë, apo jastëku apo çarçafi.
  • Mund të vrapojë pa u rrëzuar kur ndalon apo merr kthesat.
  • Përkul këmbët dhe mund të ngrejë objekte nga dyshemeja pa  u rrëzuar.
  • Mund të ngrejë një karrike të vogël, ta çojë pranë tavolinës dhe të ulet vetë.
  • Merr pjesë në këngë që i di.

 

Kujdes! Fëmijët janë të ndryshëm e gjithsecili ka ritmin e tij. Stadet e zhvillimit siç përshkruhen janë të bazuara mbi mesataren. Mos u shqetëso nëse fëmija ka devijim nga mesatarja. Gjithsesi, nëse vë re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.