- Shtëpia
- FËMIJA
- Të ushqyerit
Kujdes me racionet – parandaloni obezitetin

Një arsye për obezitet është edhe madhësia e racioneve, i cili ka tendencë të rritet. Një fëmijë ka nevojë të konsumojë të gjitha llojet e ushqimeve të konsumuara nga një i rritur. Varieteti është kusht për marrjen e duhur të të gjithë ushqyesve të domosdoshëm për rritjen dhe formimin e duhur. Sasitë gjithsesi ndryshojnë dhe mun të jenë pak më të vogla. Shumë prindër shërbejnë racionet e fëmijëve njësoj me ato të të rriturve dhe ndihen mirë vetëm kur pjata e tyre boshatiset.
Përcaktimi i racionit për një fëmijë
Sasia e duhur për një fëmijë të moshës 2-3 vjeç është përafërsisht sa gjysma e racionit të një të rrituri. Në udhëzimet e fundit dietike, një rregull i përgjithshëm – që mund të mos jetë shumë i saktë, por mund të tregojë madhësinë e përafërt të racionit – është që një racion fëmije përcaktohet i barabartë në volum me pëllëmbën e fëmijës. Kështy nëse vakti përmban 1 racion mish, 2 racione perime dhe 1 racion bukë, ato mund të maten me lehtësi. Për shembull një fetë buke për fëmijë është rreth gjysma e fetës të të rriturve.
Ushqimet që fëmijët kanë nevojë
Shumica e fëmijëve të moshës 2-3 vjeç kanë nevojë për marrjen e 1000 – 1200 kalorish në ditë. Ato duhet të shpërndahen siç duhet gjatë ditës, në mënyrë që fëmija të marrë të gjithë ushqyesit makro dhe mikro që ka nevojë.
- Grupi i drithërave: 3-4 racione në ditë, përkatësisht: 1-2 feta bukë për fëmijët, ½ kupë oriz i gatuar dhe ½ - 1 kupë drithëra. Rekomandohet që të paktën gjysma e ushqimeve të përmenduara të jenë drithëra integrale.
- Grupi i perimeve: 1- 1 ½ kupë me perime të gjalla ose të gatuara. Lejoni fëmijët të zgjedhin perimet që kanë qejf. Përpiquni t’i prisni në forma që mund të tërheqin vëmendjen.
- Grupi i frutave: 1-2 fruta në ditë është sasia minimale e kërkuar. Më së shumti, përveç këtyre mund të ofroni edhe lëng natyral frutash, por jo më shumë se 150ml.
- Grupi i produkteve të bulmetit: 2-2 ½ kupa qumështi, të ndarë gjatë ditës. Për mosha specifike rekomandohet vetëm qumështi me yndyrna të plota.
- Grupi i mishit dhe bishtajoreve: 2-3 racione të vogla në ditë. Një racion mund të mbulohet nga: 1 vezë, 30 gr mish, pulë ose peshk ose ½ kupë me bishtajore.
- Grupi i yndyrnave: në Greqi rekomandohet vaji i ullirit. 3 lugë çaji në ditë konsiderohet e përshtatshme.
Çfarë të bëjmë më snack dhe ëmbëlsirat
Snacks për fëmijët janë të domosdoshme mes vakteve. Stomaku i fëmijëve është i vogël dhe shpesh nuk mund të menaxhojë vakte të mëdha. Kështu snacks shërbejnë për të plotësuar nevojat e tyre. Embëlsirat janë sigurisht të dëshiruara. Gjithsesi, sigurohu që të mos jenë të pranishme çdo ditë. Bëni zgjedhje të shëndetshme dhe ofroni sasi të vogla.
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.