Kolesteroli në fëmijëri: duhet t’i kushtojmë vëmendje?

Informacion i përgjithshëm

Shumica e prindërve nuk vlerësojnë nivelet e kolesterolit tek fëmijët. Gjithsesi, nivelet e larta të kolesterolit janë faktor i lartë predispozite  për sëmundjet kardiovaskulare. Në të vërtetë, shumë studime lidhin sëmundjet kardiovaskulare me fëmijërinë. Kjo nënkuptohet nga raporti shkencor i Shoqatës Amerikane të Zemrës. Sa më sipër e kombinuar me shkallën në rritje të obezitetit, rrezikojnë jetën e fëmijëve tanë.

Χοληστερίνη στην παιδική ηλικία: μήπως πρέπει να δώσουμε προσοχή;

Sipas Dr. Willima Neal, Drejtor i Qendrës së Shëndetit në Universitetin e Virgina West, në një studim të kryer me kolegët e tij në 20 000 fëmijë, 548 u gjetën me nivele të larta kolesteroli në gjak. Në të vërtetë 92 prej tyre duhet të merrnin trajtim mjekësor me ilaçe. Pika më e rëndësishme është se asnjë prej këtyre fëmijëve nuk kishte historik që mund të nxiste prindin apo pediatrin të rekomandonte testimin në laborator.

Problemet e shoqëruara me nivele të larta të kolesterolit në gjak nuk perceptohen për disa vite, duke e bërë edhe më të vështirë diagnostifikimin e tyre. Gjithsesi është shumë e rëndësishme të dini nivelet e kolesterolit të fëmijës suaj, veçanërisht nëse keni histori në familje të hiperkolesterolemia apo sëmundje të hershme kardiovaskulare.

Zbulimi i problemeve së bashku me udhëzimet e një eksperti, do t’ju lejojë të bëni ndryshimet e duhura në dietë për të reduktuar nivelet e kolesterolit.

 

Rreth kolesterolit

 

Kolesteroli është një nga lipidet e krijuar anga trupi i njeriut dhe përdoret në strukturën e qelizave dhe në sintezën e hormoneve të ndryshme. Për këtë arsye nuk ka nevojë ta merni përmes ushqimit. Trupi ynë mund të mbulojë vetë nevojat e veta.

Ushqimet me origjinë bimore nuk përmbajnë kolesterol. Burimet kryesore të kolesterolit janë produktet shtazore, siç janë të verdhat e vezëve, mishi i kuq, mishi i shpendëve, ushqimet e detit, bulmeti etj.

 

E mira, E keqja dhe E mërzitshmja

 

Me përdorimin e titullit të filmit të famshëm, mund t’u referohemi llojeve të kolesterolit  për të interpretuar vlerat e testeve.

Kolesteroli nuk mund të lëvizë vetë në trupin e njeriut. Për të lëvizur kolesteroli bashkohet me disa molekula proteinike duke formuar lipoproteinën. Në varësi të dendësisë ne dallojmë lipoproteina me dendesi të ulët (LDL) dhe lipoproteina me dendësi të lartë (HDL). Këto janë llojet për të cilat kanë dëgjuar shumica e njerëzve dhe që shfaqen në analizat biokimike të gjakut.

LDL - lipoporoteinat me dendësi të ulët: është kolesteroli “i keq”. Rritja e nivelit të kolesterolit mund të kontribuojë në formimin e pllakëzave arteriosklerotike dhe ngushtimin e arterieve.

HDL - lipoproteinat me dendësi të lartë: është kolesteroli “i mirë”. Ky përfshihet në transferimin e kolesterolit mbrapsh në mëlçi për përpunimin dhe heqjen nga trupi. Sa më larta vlerat, aq më i vogël rreziku i formimit të  pllakëzave arteriosklerotike dhe në vijim të sëmundjeve kardiovaskulare.

Vlerat e lipoproteinave të sipërpërmendura si dhe ato të të gjithë kolesterolit,përcaktohen nga tre faktorë kryesorë.

  • Dieta
  • Predispozicioni gjenetik
  • Aktiviteti fizik

 

Fëmijët me aktivitet fizik të lartë, zakone të mira të të ngrënit, peshë normale dhe pa histori në familje të hiperkolesteroemisë zakonisht nuk janë në rrezik. Në çdo rast, është pediatri ai që duhet të drejtojë prindërit për testime laboratorike për fëmijën për kontrollin e niveleve të kolesterolit.

 

Zgjidhja vjen nga truri, jo nga muskujt!

 

Rekomandohet që fëmijët me histori në familje të hiperlipidemisë të kontrollohen gjatë gjatë moshës 2 deri në 10 vjeç. Nëse nivelet e kolesterolit janë të larta, atëherë rregullimet e kërkuara nuk do të jenë të vështira; gjithsesi ato duhet të ndiqen nga e gjithë familja dhe jo vetëm nga fëmija në fjalë. Sidoqoftë, udhëzimet dietike për reduktimin e kolesterolit janë pothuajse të njëjta me udhëzimet e zakonshme për një dietë të balancuar. Për më tepër ndërsa prindërit konsiderohen si ‘ shembull” në jetëne tyre duke u treguar fëmijëve stilin e duhur të jetës dhe mënyrës së të ushqyerit, ata duhet të përfshihen aktivisht në proces, me fjalë të tjera duhet të jenë ‘aktorë” dhe jo “ drejtorë”.

 

Yndyrna të ngopura dhe të ndërmjetme

Duke nisur me dietën, duhet të reduktoni edhe marrjen e acideve yndyrore të ngopura dhe të ndërmjetme. Kjo duhet të bëhet tek të gjithë fëmijët dhe të rriturit. Acidet yndyrore të ngopura gjenden së tepërmi në produktet shtazore, siç janë mishi i kuq, lëkura e shpendëve, produkte bulmeti (qumështi, kosi, djathi), gjalpi, çokollata dhe në ushqime të skuqura dhe të përpunuara. Për të kufizuar marrjen e tyre, rekomandohet kufizimi i përdorimit të mishit të kuq ( deri në një herë në javë), të hiqni lëkurën e shpendëve përpara se t’i gatuani, kufizoni përdorimin e tiganit në shtëpi dhe përdorni produkte bulmeti me pak yndyrë. Ushqime të përpunuara siç janë biskotat, vaferat, krisps etj të cilat përmbajnë gjithashtu sasi të mëdha të acideve yndyrore të ndërmjetme duhen kufizuar gjithashtu. Nuk duhet të përjashtohen, por të zgjidhen rrallë dhe të mos mbahen në dollapin e kuzhinës. Me fjalë të tjera, duhet t’i hiqni nga lista e pazarit. Për më tepër, kur lexoni me kujdes etiketat, do të gjeni që disa kompani kanë reduktuar  së tepërmi yndyrnat e ngopura dhe kanë përjashtuar plotësisht acidet yndyrore nga produktet e tyre.  

Në të njëjtën kohë, fëmijët duhet të rrisin marrjen e acideve yndyrore omega-3 dhe fibrave natyrale. Acidet yndyrore Omega 3 gjenden më së shumti në peshkun e dhjamosur dhe në farat origjinale të pa kripura, siç janë bajamet dhe lajthitë. Më parë kemi folur mjaft për mënyrën se si të prezantohen këto ushqime në dietën ditore të fëmijës. Përsa u përket fibrave natyrale, udhëzimi është ai që njohim të gjithë… shtoni frutat, perimet, bishtajoret dhe gjellët tradicionale në dietën tuaj, por jini të kujdesshëm me sasinë e vajit që përdorni.

 

Vezët janë të ndaluara: një Mit

Kolesteroli nga ushqimet duket se nuk ndikon shumë në nivelet e kolesterolit në gjak. Për këtë arsye, udhëzimi për shmangien e vezëve është tashmë histori. Fëmijët mund të hanë vezë pa problem, kur janë mësuar të bëjnë një gjë të tillë. Gjithsesi, konsumi i vezëve nuk duhet të kombinohet në të njëjtën ditë me mish apo ushqime deti të cilat janë të pasura me kolesterol. 

 

Aktivitei fizik është i dobishëm dhe argëtues

Së bashku me dietën, duhet të promovoni dhe aktivitetin fizik. Mund të beni një gjë të tillë duke nxitur fëmijën të ndjekë një klub sportiv dhe të merrni pjesë në sport edhe ju vetë. Mos harro! Edhe ti je aktor në këtë lojë! Përpiqu të gjesh mënyra të ushtrohesh së bashku me fëmijët. Mund të ngisni biçikletën të dielave, të shëtisni, të notoni apo dhe të kërceni. Nuk është e nevojshme të bëheni kampionë, por të shtoni veprimtarinë në jetën tuaj.

Me sugjerimet dhe udhëzimet e mësipërme, ne të gjithë mund të shijojmë një jetë më të mirë dhe veçanërisht një standart më të lartë  jetese, duke reduktuar rrezikun e sëmundjeve kronike dhe duke promovuar shëndetin. Sigurisht udhëzimet dhe artikujt nuk janë zgjidhja, gjithsesi njohuria e marrë prej tyre është e çmueshme për prindërit e rinj me synime të larta, të cilët duan të jenë shembulli për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

 

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.