- Shtëpia
- FËMIJA
- Të ushqyerit
Trajtimi i kapsllëkut

Rritni marrjen e lëngjeve
Jepini bebes sasi më të mëdha lëngjesh dhe veçanërisht ujë, përveç vakteve. Nisni me rreth 60-120 ml lëngje. Asnjëherë në asnjë rrethanë nuk duhet të zëvendësoni vaktin me ujë. Uji duhet të përdoret si shtesë.
Provoni lëngjet e frutave
Nëse prova me ujin nuk është rezultative, provojeni me një sasi ekuivalente lëng molle të freskët ose lëng dardhe të freskët.
Provoni kumbullat
Për më tepër, nëse fëmijës i është dhënë ushqim, përpiqu të shtosh në mënyrë progresive kumbulla të bëra pure në vaktin e frutave.
Nëse problemi vijon dhe shkakton dhimbje të forta, përdorni një supost glicerine të përshtatshëm, por vetëm në raste të veçanta. Pas kësaj menjëherë kontaktoni dhe konsultohuni me pediatrin. MOS PËRDOR laksativë apo lubrikantë përbërja e të cilëve nuk bazohet në ujë.
Së fundi, nëse problemi vijon, përpiqu të shikosh nëse ka edhe simptoma të tjera dhe diskutoji ato me pediatrin. Në disa raste kapsllëku mund të jetë për shkak të kushteve të tjera patologjike.
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.