Pasha qofte ( qofte me oriz) me salcë veze e limoni

Është gjellë shumë e këndshme dimri dhe e dashur për fëmijët. Është e butë pa qenë nevoja për ta shtypur. Ka ushqime të ndryshme dhe mund të konsiderohet si vakt i plotë, pasi përmban ushqime nga të gjitha grupet ushqimore bazë. I vetmi grup që lihet mënjanë është ai i perimeve që përfaqësohet nga karrotat, por mund ta shoqëroni këtë gjellë me një sallatë të vogël jeshile. 

Γιουβαρλάκια αυγολέμονο

Përbërësit

Për qoftet:

  • ½ mish p grirë
  • ½ kupë oriz supe
  • 1 e bardhë veze
  • 1 gotë të vogël vaj ulliri
  • 1 qepë të vogël të grirë
  • majdanoz p grirë hollë

 

Në tenxhere:

  • 1-1 ½ litra ujë
  • 2 patate të prera në kubikë
  • 3 karrota të prera në feta të holla
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

 

Për salcën me vezë dhe limon:

  • 2 vezë
  • 2 limona

 

Përgatitja

  • Ziej ujin në një tenxhere
  • Përziej të gjithë përbërësit e qofteve dhe formo toptha të vegjël në madhësinë e një arre
  • Hidh topthat që bashku me patatet, karrotat, vajin e ullirit në ujin që zien
  • Ziejini me ngadalë derisa mishi i grirë të jetë zier
  • Shto pak kripë e piper
  • Rrihni vezët me lëngun e limonit dhe shto pak lëng të ngrohtë duke e përzier vazhdimisht. Hidh përzierjen në tenxhere dhe lëre të ziejë për disa minuta

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.