Qofte me perime për fëmijë

Qoftet janë një variant tjetër i mishit. Por kanë edhe një veçanti. Ato mund të jenë  Kali i Trojës për prezantimin e perimeve në “kështjellën” e fëmijëve, pa u kuptuar fare nga ata. Përpiqu të shtosh mjaft perime dhe do të shohësh që ato do të jenë vakt i këndshëm për fëmijën. Perimet nuk do të duken ndërsa qoftet do të bëhen më të lëngshme. 

Μπιφτέκια με λαχανικά για παιδιά

Përbërësit

  • 750 gramë mish i grirë
  • 1 qepë e vogël e grirë
  • 1lugë gjelle majdanoz të grirë hollë
  • 2 lugë gjelle  drithëra
  • 1 domate e vogël e grirë në rende
  • 1 kungulleshkë e grirë në rende
  • 1 karrotë e grirë në rende
  • 1 vezë
  • ¼ kupë vaj ulliri
  • 1 lugë çaji uthull
  • kripë dhe piper

 

Përgatitja

  • Grijini të gjitha perimet në rende dhe “shtrydhi” për të hequr lëngjet e tepërta, pastaj përzieji të gjithë përbërësit
  • Punoji mirë, duke lagur duart rregullisht. Bëj 5-6 qofte. Mos i bëj të vogla. Edhe pse do të duan të piqen më gjatë, sa më të mëdha t’i bëni aq më të lëngshme do të bëhen
  • Vendosi në frigorifer për 2 orë
  • Piqi për 7-8 minuta nga secila anë
  • Shërbeji me domate qershi dhe kastaveca ose gjethe sallatë jeshile

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.