Kos i ngrirë me fruta

Ëmbëlsirat janë të dashura për të gjitha moshat. Qofshin si ëmbëlsirë apo si snack, kjo recetë mund të jetë një zgjidhje për nepsin, ndërsa ofrojnë vlera ushqyese. Qumështi dhe kosi do të plotësojnë nevojat për kalcium, ndërsa frutat ofrojnë një sasi të konsiderueshme të mikroushqyesve dhe veçanërisht të vitaminave të tretshme në ujë.

Παγωμένο γιαούρτι με φρούτα

Përbërësit

  • 1 kupë babane të prera feta
  • ¾ kupë mango ose frut tjetër sipas dëshirës, të qëruar e të prerë në copa
  • 1/3 kupë lëng portokalli
  • 3 lugë gjelle lëng limoni ose lime
  • 1 ½ kupë me qumësht
  • ¾ kupë sheqer
  • 500g kos

 

Përgatitja

  • Vendos frutat dhe lëngun e portokallit e të limonit në një mikser dhe përzieji mirë
  • Hidhe përzierjen në një tas dhe përziejini me sheqerin, qumështin dhe kosin
  • Ndajeni përzierjen në tasa të vegjël me kapak (mundësisht) dhe vendosini në ngrirje për 1-2 orë
  • Shijojini!

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.