Spinaq me oriz

Përbërësi kryesor i kësaj gjelle është spinaqi, më  i pëlqyeri për Papën. Është burimi i fuqisë së Papës. Spinaqi është perime jeshile, i pasur në kalcium, hekur, fibra natyrale dhe vitamina B e K kompleks. Kombinuar me orizin, është gjellë tradicionale ideale për një fëmijë pas vitit të parë, pasi është mësuar me vaktet si pjesa tjetër e familjes.

Σπανακόρυζο

Përbërësit

  • 1 kg spinaq
  • ½ kupë oriz
  • ½ kupë vaj ulliri
  • 2 domate të qëruara
  • 3 qepë të njoma të copëtuara
  • 3 lugë gjelle kopër të grirë hollë
  • Kripë, piper

 

Përgatitja

  • Pastro e laj mirë spinaqin. Preje në copa dhe kulloje
  • Skuq pak qepën në vaj dhe shto spinaqin, domatet e grirë në rende dhe pak ujë dhe zieje për 10 minuta
  • Shto koprën, kripën, piperin dhe orizin dhe zieji në zjarr të ngadaltë
  • Nëse është e nevojshme, shto pak ujë derisa orizi të gatuhet dhe ka përthithur lëngun
  • Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet për 10 minuta dhe shërbejeni

 

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.