Qofte me thierrza

Kjo është një recetë që fëmijët e dashurojnë. Shpesh ato mund të mos ta dinë që janë të bëra me thierrza. Por këshillohet që nëse nuk i urrejnë, t’i informoni për zgjedhjet tuaja dhe të mësojnë se nuk ka vetëm një mënyrë për përgatitjen e secilit ushqim. Nga këndvështrimi ushqyes, thierrzat janë burim hekuri, por përmbajtja e hekurit është non – haem dhe nuk është kaq i pranishëm sa në produktet shtazore.

Μπιφτέκια από φακές

Përbërësit

  • 3 kupa thierrza të ziera
  • 1 kupë patate të shtypura
  • 1 kupë me patate të ëmbla të shtypura
  • ½ kupë me fara susami
  • 1 karrotë të grirë në rende
  • 1 qepë e grirë
  • 1 kupë gjizë të freskët ose djathë dhie
  • 1 thelb hudhre i shtypur

 

Përgatitja

  • Ngroheni furrën në 180ο Celsius. Vendos letër që nuk ngjit në një tepsi
  • Përzieji të gjithë përberësit në një tas
  • Me duar të lagura, bëni qofte me madhësi mesatare dhe vendosi në tepsi
  • Piqini për 30 minuta

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.