Supë krem pule me vezë e limon

Shumë e quajnë këtë gjellë si “kuruese”, qoftë për shkak se janë mësuar ta hanë këtë gjellë kur kanë qenë sëmurë, ose sepse në të vërtetë i ka bërë të ndihen më mirë. Është një vakt i plotë që mund të kontribuojë në ushqimin e trupit pa acaruar stomakun, pasi tretet lehtë. Me perimet e copëtuara dhe mishin e pulës, fëmijët mësojnë të përtypin kafshata të vogla e të buta, pa patur rrezik për mbytje.

Κοτόσουπα αυγολέμονο

Përbërësit

  • 1 pulë e plotë
  • 2 qepë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 patate
  • 2 kungulleshka
  • 2 tufa majdanoz
  • 2 të verdha veze
  • ½ kupë oriz
  • ½ gotë lëng limoni
  • kripë e piper

 

Përgatitja

  • Lajeni pulën dhe ziejeni  në ujë te bollshëm së bashku me qepët derisa të zbutet. Pastaj hiqeni nga uji dhe lëreni të ftohet
  • Qëroni dhe preni në copa të vogla perimet dhe ziejini në lëngun e pulës derisa të zbuten. Nëse është e nevojshme, shtoni pak ujë të nxehtë
  • Shtoni orizin, erëzat, vajin dhe lëri të ziejnë deri sa të zbuten
  • Rrihni të verdhat e vezëve me lëngun e limonit dhe shto dhe pak lëng nga supa duke e përzier vazhdimisht
  • Së fundmi shto përzierjen në supë dhe lëre të ziejë edhe për disa minuta sa të gatuhen dhe vezët
  • Përgatit një pjatë me lëng, perime dhe copa mish pule

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.