- Shtëpia
- FËMIJA
- Të ushqyerit
Omeletë me djath dhe perime

Përbërësit
- 4 vezë
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- ½ lugë gjelle miell
- ¼ gotë qumësht
- ¼ spec i kuq i grirë hollë.
- 1 domate, e grirë hollë
- 1/3 qepë e grirë hollë
- ½ kungulleshkë e grirë në rende
- 100g djathë i bardhë i grirë
- Kripë dhe piper
Përgatitja
- Ngrohni vajin e ullirit në një tigan që nuk ngjit dhe skuq qepën, specin, kungulleshkën dhe domatet
- Shto kripën dhe piperin dhe skuqe derisa të zbutet
- Rrihni vezët, miellin dhe qumështin; hidh përzierjen në tigan dhe trazoje
- Ndërsa pjesa e fundit nis të skuqet, shto djathë të bardhë, fikni nxehtësinë dhe mbyll kapakun
- Dhjetë minuta më vonë, përpiqu ta kthesh e nëse nuk mundesh palose dhe lëre edhe për disa minuta të jera të piqet
- Vendose në një pjatë dhe shërbejeni me domate qershi ose gjethe të freskëta sallatë jeshile
Këshillë
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.