Picë shtëpie margarita

Përfundimisht kjo është e preferuara e gjithkujt. Sidoqoftë herën e parë kur i shërbeni këtë picë fëmijës suaj mund të mos mbetet  dhe aq i kënaqur. Nëse është një picë shtëpie me përbërës të pastër, me siguri do ta dashurojë. Është një vakt i plotë dhe mund të shijohet në shtëpi ose në një ekskursion.

Σπιτική πίτσα μαργαρίτα

Përbërësit

Për brumin:

  • 250g miell i bardhë
  • 150ml ujë
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji sheqer
  • ½ lugë çaji maja e thatë

 

Për mbushjen:

  • 250g djath i grirë (guda ose mocarela)
  • Salcë domateje e bërë në shtëpi

 

Përgatitja

  • Përziejini të gjithë përbërësit për brumin në mikser derisa të keni një brumë të mirë. Shto pak ujë ose miell, nëse është e nevojshme (nëse brumi ngjit ose nuk është bërë  i njëtrajtshëm)
  • Lëreni brumin në një vend të ngrohtë per rreth 20 minuta
  • Me duart tuaja hapeni brumin në një tepsi metalike për pjekje
  • Përgatisni salcën: grini  tulin e 2 domateve dhe lëri të ziejnë deri sa të pine lëngun, shto pak kripë dhe pak sheqer. Nëse keni dëshirë mund të shtoni pak hudhër ose qepë të grirë
  • Përhapni salcën mbi brumë
  • Shto djathin e grirë
  • Ngroheni më parë furrën në 200o Celsius
  • Piqeni picën për 20 minuta

 

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.