Kek me vaj ulliri dhe portokall

Keku është i dashur për fëmijët dhe një zgjidhje tjetër snack që duhet të kenë me vete në kopshte e në shkolla pak vite më vonë. Keku mund të jetë një zgjidhje, por ai përmban mjaft gjalpë ose margarinë në pjesën më të madhe të versioneve të tij. Zgjidhja që ju ofrojmë është ta bëni me vaj ulliri në vend të gjalpit. Së bashku me miellin, vezët dhe lëngun e portokallit e bën jë snack fantastik për ushqimin e fëmijëve. E vetmja e metë është sheqeri, i cili mund të reduktohet nëse nuk doni shije shumë të ëmbël. 

Κέικ με ελαιόλαδο και πορτοκάλι

Përbërësit

  • 1 gotë (240ml) vaj ulliri
  • 500g miell që fryhet vetë
  • 2 gota sheqer
  • 5 vezë
  • 1 gotë lëng portokalli
  • lëkurë e grirë e 2 portokalleve

 

Përgatitja

  • Rrihni vajin dhe sheqerin në një mikser. Në rendin e mëposhtëm, shtoni vezët, lëkurën e grirë të protokallit, lëngun e portokallit dhe pastaj ngadalë shto miellin
  • Hidhe përzierjen në një tepsi ose formë të lyer me gjalpë
  • Nxehe më parë furrën në 180 gradë celcius dhe piqe kekun për rreth 1 orë
  • Lëre të ftohet dhe ktheje përmbys në në pjatancë

 

Sugjerim: pasi ta keni lyer tepsinë me gjalpë, spërkate me pak sheqer. Do te bëhet më krokant dhe i shijshëm.

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.