Petulla për fëmijë me mjaltë ose reçel

Ato përdoren si vakti i fëmijës në shumë pjesë të Greqisë. Në kretë ato quhen edhe “Kutalites”.

Fëmijët e mi Petro, Jorgo dhe Olivia i dashurojnë ato si vakte të plota dhe gjyshja e tyre Niki i gatuan ato rregullisht. Ata i preferojnë petullat për mëngjes, ose si snack. Këto petulla sigurojnë energjinë, formën e karbohidrateve të thjeshta, karburanti i nevojshëm për aktivitet të lartë gjatë gjithë ditës. Gjithsesi, mos i gatuani ato çdo ditë, por me raste si gatim të veçantë.

Παιδικές τηγανίτες με μέλι ή μαρμελάδα

Përbërësit

  • 6 lugë gjelle miell
  • 1 gotë ujë
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1 lugë gjelle raki
  • pak vaj ulliri për skuqje

 

Përgatitja

  • Përzieji mirë të gjithë përbërësit me rrahëse dhe lëre përzierjen të qëndrojë për rreth 20 minuta
  • Në një tigan (preferohet që nuk ngjit), nxehni vajin (mund të shtosh pak kripë tek vaji për të parandaluar kërcitjen e tij)
  • Me anën e një luge hidhe përzierjen në tigan duke lenë distancë nga njëra - tjetra. Skuqi ato për gjysmë minute nga secila anë
  • Hiqi ato nga tigani dhe vendosi në një pjatë me letër kuzhine për të thithur sa më shumë vaj
  • Shërbeji me mjaltë, reçel ose krem lajthie

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.