- Shtëpia
- FËMIJA
- Të ushqyerit
Sufllaqe për fëmijë me pulë të mbështjellë

Përbërësit
- 3 fileto nga kofshët e pulës
- 1 domate
- ½ kupë kos ose 2 lugë gjelle me majonezë të bërë në shtëpi (shikoni recetën)
- 2 bukë piteje ose tortilla integrale
Përgatitja
- Prisni filetot e pulës në kubikë të vegjël
- Piqi ose gatuaji në një tigan që nuk ngjit derisa mishi të bëhet i bardhë
- Ngrohni pitet. Hapni mbi to kosin ose majonezën e bërë vetë me një lugë
- Prisni domaten në feta dhe vendosni disa në bukën e pites së bashku me kubikët e mishit të pulës
- Mbështille mirë dhe bëje në formën e një tubi të ngushtë e të gjatë në mënyrë që të jetë e lehtë të konsumohet nga një fëmijë
Këshillë
Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.