Fileto krokante peshku

Peshku nuk është dhe aq i pëlqyer nga fëmijët. Gjithsesi duhet të konsumohet 1-2 herë në javë. Në përpjekjen tonë për të bërë receta të pëlqyera nga fëmijët, filetot krokante të peshkut janë një zgjidhje që gjithkujt do t’i pëlqejë.

Τραγανά φιλέτα ψαριού

Përbërësit

  • 2 vezë të rrahura
  • 2 lugë gjelle qumësht
  • ½ kupë thërrime buke
  • ½ kupë djath parmesan të grirë
  • fileto peshku të prera në copa të gjata si shkopinj
  • ½ kupë vaj ulliri

 

Përgatitja

  • Në një tas, përziej qumështin, vezët, thërrimet dhe djathin parmesan
  • Zhyt copat e peshkut në përzierje dhe vendosi në letër që nuk ngjit
  • Në një tigan ngrohni vajin
  • Skuq filetot e peshkut dhe vendosi në letër kuzhine për të përthithur vajin e tepërt

 

 

Këshillë

Informacioni ushyes dhe rekomandimet mbi dietën e fëmijës janë thjesht orientuese dhe i referohen udhëzimeve të përgjithshme për këtë grup moshë. Koha në të cilën mund të prezantohen ushqimet e ngurta apo të shtoni më shumë në dietën e bebes do të jetë e individualizuar. Rekomandojmë që të këshilloheni me pediatrin për nevojat ushqimore specifike të fëmijës.