Përthithje e lartë

Pelenat Babylino Sensitive janë krijuar për të ofruar kujdes të ndjeshëm për lëkurën sensitive të foshnjës dhe mbrojtje efektive të provuar. Falë qendrës së pelenës super-thithëse që përmban teknologjinë Dry Matrix, pelenat Babylino Sensitive i përkasin niveleve të përthithjes të klasës më cilësore, bazuar në matjet e laboratorëve të specializuar (Mannequins / SGS Courtray method (France)).
Teknologjia Dry Matrix përbëhet nga perlat speciale super-thithëse që së bashku me një rrjetë të fibrave natyrore ndihmojnë në mbajtjen e rrjedhjes brenda qendrës së pelenës, duke zvogëluar kështu në mënyrë efektive rrjedhjet. Gjithashtu dhe krahët e anësore të pelenës ofrojnë mbrojtje shtesë nga rrjedhjet anësore.
Qendra e pelenës e përmirësuar dhe e dizejnuar në 3-D, i ofron foshnjës suaj thatësinë që i nevojitet si ditën ashtu edhe natën, ku nevoja për thatësi është më e madhe!
Babylino Sensitive gjithashtu ka krahët anësore të sigurisë, të cilat ofrojnë mbrojtje shtesë të rrjedhjeve anësore.
Gama e produkteve Babylino Sensitive përfshin: pelena për fëmijë, pelena mbathje për fëmijë, peceta për fëmijë dhe mbulesa shtrati, të dizejnuara për të përmbushur nevojat e veçanta të fëmijëve për kujdesin ndaj lëkurës.
Babylino Sensitive janë pelenat e para për fëmijë në Europë, që janë të certifikuara nga Oeko-Tex® Standard 100 për mungesën e më shumë se 200 substancave të dëmshme.
Testuar klinikisht, me rezultate të shkëlqyera pas një studimi 4 javor mbi foshnjat nën mbikëqyrjen e dermatologut dhe pediatrit, nga Dermatest Laboratory (Gjermani).
Rekomanduar nga Shoqata Greke e Mamive.
Rekomanduar nga Shoqata Greke e Dermatologjisë Pediatrike.
Ato prodhohen në Greqi!