Gjumi i sigurt për të porsalindurin

Fëmija juaj është më në fund në shtëpi!

Për shumë nëna  të reja, të paturit e krevatit të  foshnjës në dhomën e tyre sidomos gjatë muajve të parë është edhe inkurajues dhe i përshtatshëm. 

Sonni tranquilli - Κεντρική Εικόνα

Pavarësisht opinioneve të ndryshme  të ekspertëve për këtë çështje, ekziston një numër në rritje i prindërve të rinj që zgjedhin të mbajnë foshnjat e tyre në dhomën e tyre, sidomos gjatë natës. Megjithatë, në qoftë se doni  të siguroni një gjumë të mirë dhe të sigurt për foshnjen tuaj, ju duhet të ndiqni disa rregulla të thjeshta. Lexoni rekomandimet e fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë për gjumë të  sigurt fëmijës,të cilat janë botuar në Tetor 2011.

  • Rregulli i parë dhe më i rëndësishëm për sigurinë e fëmijës  është mënyra se si  ju e vendosni  për gjumë. Kini parasysh se vendosja e fëmijës me kurriz  është më e sigurt se fjetja anash, pasi ky pozicion mund të jetë më i rrezikshëm. Mos përdorni jastëk për tu siguruar se fëmija juaj do të mbetet në pozicionin anash. Megjithatë, nëse ai kthehet vetë në anë ose përmbys, lëreni  të vazhdojë gjumin, gjithmonë nën mbikqyrjen tuaj.
  • Nëse fëmija juaj bie në gjumë në karrocë apo në ndenjësen e makinës dhe ju nuk keni mundësi që ta vendosni  në krevatin e tij, ju duhet të gjeni  një vend më të përshtatshëm për ta vendosur. Gjithmonë përpiquni  të shmangni  lënien në gjumë mbi karrige, divan, shtrat uji apo mbështetëse të mëdha, por gjeni një vend të sigurt dhe të qëndrueshëm.
  • Mos vendosni gjëra të panevojshme në krevatin e foshnjës suaj. Mos përdorni  gjëra të cilat mund të rrisin rrezikun për tu mbytur apo të pengojnë frymëmarrjen e tij. Pra, është mirë të shmangni jastëkët dekorativë, batanijet ose lodrat që mund të jenë shumë të rrezikshme për fëmijën tuaj, sidomos gjatë 12 muajve të parë.
  • Nëse ju preferoni që fëmija juaj të qëndrojë në të njëjtën dhomë me ju, kjo do të ishte ideale për ta vendosur krevatin e fëmijës në pranë shtratit tuaj. Në këtë mënyrë ju mund ta kontrolloni me lehtësi  gjatë natës apo ta ushqeni  pa e ekspozuar atë në "grackat" e shtratit tuaj.
  • Edhe pse tingëllon çuditshëm, ushqyerja me gji  e fëmijës për një kohë të gjatë, kontribuon në një gjumë të qetë dhe të sigurt. Për të njëjtën arsye, ndiqni rregullishit  programin e vaksinimit. Hulumtimet e fundit tregojnë se vaksinat  kanë efekt mbrojtës edhe  gjatë kohës së gjumit.
  • Mbajeni fëmijën larg nga tymi i cigares. Mundohuni ta lini duhanin! Në qoftë se nuk mundeni, të paktën mbajeni dhomën tuaj dhe të fëmijës pa tym. Për më tepër, ju duhet të përpiqeni  të mos pini duhan pranë fëmijës tuaj ... edhe jashtë!
  • Mbani dhomën e fëmijës  në  temperaturë të arsyeshme  dhe mos e vishni më trashë në krahasim me atë që ju do të vishni. Nëse jeni të shqetësuar për cafrëdo  arsye që fëmija juaj mund të jetë i ftohtë, përdorni batanije apo rroba gjumi të projektuaar posaçërisht për foshnjat që i mbajnë ata të ngrohtë, pa mbinxehje apo t’imbulosh kokën. Temperatura ideale për dhomën do të ishte rreth 20 gradë Celsius.
  • Mos u mbështetni te radiot gjatë gjumit të tij. Për tu siguruar se çdo gjë është në rregull, bëni kontrolle të rregullta personalisht.

Shumë prindër janë të shqetësuar për gjumin e foshnjës së tyre, sidomos gjatë vitit të parë të jetës. Duke ndjekur rregulla të thjeshta të listuara më sipër dhe krijimin e një ambienti të qetë dhe të pastër, ju mund t’i jepni fëmijës tuaj një gjumë të kualitetit të lartë që do të kontribuojë shumë në zhvillimin e tij!