Shtatzënia dhe siguria

Tashmë që “po mbani me vete ngarkesën më të shtrenjtë në jetën tuaj”, është koha më e përshtatshme për të vendosur themelet e nisjes së një procesi evoluimi të jashtëzakonshëm! Gjithsesi, nëse ju ende ndiheni e paqartë, e mërzitur dhe shqetësoheni për çfarë është e lejuar dhe cfarë jo gjatë periudhës së shtatzanisë, si fillim gjeni më poshtë disa këshilla për çarë duhet të bëni dhe çfarë jo.

Sarcina și siguranța - Κεντρική Εικόνα

 

Çfarë duhet:

  • Ndiq me kujdes dhe në intervale të rregullta progresin e shtatzanisë suaj.
  • Përvetëso rregulla të shëndetshëm në të ngrënë.
  • Kujdesu që të flesh mire dhe mjaftueshëm, pasi me arritjen e bebes në shtëpi duhet të “jesh me bateri të karrikuara”.
  • Përfshini pak ushtrime në rutinën tuaj të përditshme. Kjo do të përmirësojë formën tuaj si dhe rezistencën çka do të jetë e vlefshme në kohën e lindjes.
  • Gjithmonë vendosni rripin e sigurimit kur jeni në makinë.
  • Korrigjo qëndrimin e trupit.
  • Vishni rroba të rehatshme me përbërje të materialeve miqësorë me lëkurën dhe harroji takat e larta.
  • Kufizo udhëtimet arjërore të biznesit apo ato të argëtimit në transatlantik.
  • Përdor produkte kozmetike me përbërës natyralë.

 

Cfarë nuk duhet:

  • Shmang ankthin, stresin apo tensione psikologjike në mënyrë që të keni qëndrim pozitiv të përditshëm.
  • Shmang alkoolin, kafeinën dhe pijet freskuese, në vend të tyre konsumoni shumë ujë, qumësht dhe lëngje të freskëta frutash.
  • Shmangni pirjen e duhanit.
  • Shmang komunikimin e gjatë e të panevojshëm në telefonat celularë.
  • Mos u vaksinoni në rast se nuk është nevojë urgjente.
  • Mos ngrini pesha të rënda, por gjithmonë përpiquni të shpërndani të gjitha peshat njëtrajtësisht.
  • Mos kaloni përmes skanerit në kontrollet e aeroporteve.
  • Mos përdorni produkte toksike pastrimi, ngjyrosjeje apo pesticide.
  • Mos pastroni vendqëndrimin e maces që mund të keni në shtëpi.