Çmimi ‘Produkt i sigurt ’ nga Komisioni Europian për Babylino Sensitive

Ky dallim kryesor pasqyron përparësinë kryesore dhe të padiskutueshme të MEGA për të prodhuar një produkt absolutisht të sigurt për fëmijët: Babylino Sensitive. Një produkt që është njohur për nivelin e tij jashtëzakonisht të lartë të sigurisë për lëkurën e foshnjave, pas një vlerësimi të rreptë nga juria e përzgjedhëse e BE-së. "Në MEGA gjithmonë kemi synuar sigurinë dhe cilësinë e produkteve tona. Ky çmim vjen për të shpërblyer përpjekjet dhe përkushtimin tonë për përsosmëri.
Ky çmim gjithashtu shënon një premtim të përjetshëm për kompaninë tonë që të vazhdojë të ofrojë siguri, të maksimizojë inovacionin dhe të çertifikojë cilësinë në produktet e saj, "tha Znj Leda Vitouladitou, Drejtoreshë e Shitjes dhe Marketingut të MEGA, e cila pranoi çmimin.
Çmimi u dha nga Zëvendësministri për Zhvillimin e Industrisë dhe Tregtisë Z. Nick Papathanassis, i cili përmendi: "MEGA është një shembull i përsosmërisë së biznesit në Greqi. Inovacioni, Cilësia dhe Zhvillimi. Kjo është fytyra e re e Greqisë që duam dhe për të cilën përpiqemi. "
Věra Jourová, Komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorët dhe Barazinë Gjinore, e cila mbajti ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha: "Unë dua të uroj kompanitë fituese për inovacionin dhe investimet në bërjen e produkteve më të sigurta dhe ngritjen e standarteve për mbrojtjen e konsumatorit në të gjithë Evropën. Ky çmim njeh përpjekjet e tyre. Unë u bëj thirrje të gjitha kompanive që mbrojtjen e konsumatorit ta bëjnë përparësinë e tyre kryesore, në mënyrë që fëmijët, familjet dhe miqtë tanë të jenë të sigurt. Nuk ka investim më të mirë sesa në besimin e konsumatorit".
Që nga dita e parë e zhvillimit të pelenave Babylino, Mega ka vendosur të sigurojë që ky produkt do të ofronte sigurinë më të mirë të mundshme për lëkurën e bebeve. Ky vendim tejkalon deri tani kërkesat ligjore të përcaktuara me legjislacionin e BE-së. Ndjeshmëria e Mega ndaj konsumatorit bëri që kompania të vendosë si prioritetin e saj dizenjimin e pelenës për fëmijë me cilësi të shkëlqyer, miqësi të provuar me lëkurën dhe pa lëndë të dëmshme.
Shtyllat kryesore të sigurisë së Babylino:
- Zgjedhja e kujdesshme e lëndës së parë plotëson kriteret më të rrepta të përthithjes dhe miqësisë së jashtëzakonshme me lëkurën.
- Investimi në sisteme jashtëzakonisht të përparuara të Sigurimit të Cilësisë.
- Kamerat e automatizuara të avancuara (kamerat e inspektimit), të cilat kontrollojnë plotësisht çdo copë veç e veç në krahasim me modelin dhe standardet e rrepta të përcaktuara nga departamenti i Kontrollit të Cilësisë.
- Investime në makineri ‘state-of-the-art’.
- Teste të rrepta në institucionet dermatologjike të mirënjohura ndërkombëtare.
- Falë prioritetit maksimal të MEGA Disposables ndaj Sigurisë së Provuar të Produkteve, pelenat Babylino Sensitive janë pelenat e para në Evropë të çertifikuara sipas Oeko-Tex® për mungesë të më shumë se 200 lëndëve të dëmshme.
Rëndësia e jashtëzakonshme e Çmimit të Sigurisë nga BE.
Përmes çmimit të Sigurisë së Produkteve, Komisioni Europian dëshiron të frymëzojë ndërmarrje të tjera për të zhvilluar këtë lloj praktike, duke rritur nivelin e mbrojtjes së konsumatorëve për tërë BE-në. Ndërkohë, ky çmim synon të rrisë ndërgjegjësimin e konsumatorëve në lidhje me të drejtën e tyre për të gjetur në treg vetëm produktet e sigurta.
Edicioni i parë i çmimeve ishte i hapur për kompanitë nga shtete anëtare të BE-së, si dhe nga Islanda, Lihteinshteijni dhe Norvegjia. Pjesëmarrësit nga 16 shtete u vlerësuan nga një juri e përbërë nga ekspertë nga organizata qeveritare dhe konsumatore. Kompanitë fituese ishin në total katër kompani mesatare dhe katër kompani të mëdha nga Austria, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Greqia, Italia dhe Holanda.
Më shumë informacion rreth Çmimit të BE për sigurinë e produkteve mund të gjeni në:
https://ec.europa.eu/product-safety-award/