Politika e mbrojtjes së të dhënave personale

Politika e mbrojtjes së të dhënave personale

e MEGA DISPOSABLES SA ( të referuar në vijim si “MEGA”).

 

Mega respekton konfidencialitetin e të dhenave tuaja personale dhe dëshiron që të dini që merr të gjitha masat teknike dhe organizative për sigurinë dhe mbrojtjen e tyre. Politika aktuale e mbrojtjes se të dhënave ka për synim të përshkruajë procedurën e mbledhjes, përdorimin dhe mbrojtjes e të dhënave tuaja personale që përpunohen nga MEGA për qëllime marketingu. 

 

Llojet e të dhënave personale dhe qëllimi për të cilin përpunohen nga MEGA

MEGA mund t’ju kërkojë të jepni të dhënat tuaja personale për qëllime marketing, përfshi dërgimin e buletineve informative. Me mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale për qëllimin e sipërpërmendur, ne lejohemi të komunikojmë me  ju përmes korrespondencës elektronike. Të dhënat personale lidhur me qëllimet e sipërpërmendura përfshijnë emrin tuaj, mbiemrin dhe adresën e emailit.

Nëse ju na jepni të dhëna personale të palëve të treta, do të konsiderohet që ju keni juridiksionin ta bëni këtë dhe që ju na lejoni t’i përdorim ato sipas Politikës së mbrojtjes së të dhënave personale.

 

Të dhëna private delikate 

Nëse ne nuk ju kërkojmë të dhëna delikate në mënyrë të qartë dhe zyrtare, ju lutemi të mos dërgoni dhe as të ndani me ne ndonjë të dhënë personate delikate ( psh. numrin e sigurimeve shoqërore, të dhëna lidhur me origjinën, bindje politike, bindje fetare apo filozofike, cështje shëndeti, jetën seksuale apo orientimin seksual, të dhënat kriminale, pjesëmarrje në unione tregëtare, të dhëna biometrike apo AND-je që identifikojnë një person) përmes faqes sonë të internetit apo ndonjë mënyre tjetër.

 

Kuadri legjislativ për përdorimin e të dhënave personale

Ne mbledhim, përdorim dhe publikojmë të dhënat tuaja vetëm nëse ju na keni dhënë miratimin paraprak. Për më tepër, ne deklarojmë që brenda kuadrit të qëllimit të sipërpërmendur, ne përdorim të dhënat tuaja personale të cilat na keni dhënë me dëshirën tuaj.

 

Të miturit

Ky shërbim nuk korrespondon me persona nën 18 vjeç dhe për këtë arsye MEGA nuk do të mbajë apo të përpunojë të dhëna personale të të miturve.

 

 

Transmetimi i të dhënave personale

MEGA nuk transmeton të dhënat tuaja personale në palët e treta, gjithsesi bashkëpunëtorët e jashtëm të MEGA do të kenë akses në to. Si bashkëpunëtorë të jashtëm konsiderohen ofruesit e shërbimit të reklamimit dhe marketingut, të cilët veprojnë në emër të MEGA brenda kuadrit të qëllimit të sipërpërmendur dhe ofrojnë shërbime si hosting dhe koordinime të faqeve të internetit, hosting të aplikacioneve për paisjet e lëvizshme, analizë të dhënash, përpunime pagesash, shpërndarje të porosive tuaja, shërbime IT, shërbimi I klientit, korrespondenca me email dhe ajo postare, auditim dhe shërbime të tjera, në mënyrë që të munden të ofrojnë shërbimet e tyre. Këto palë të treta përpunojnë të dhënat tuaja personale, si ekzekutorë të këtij procesi brenda kuadrit të ofrimit të shërbimeve të sipërpërmendura, si dhe për konfidencialitetin e veçantë dhe marrëveshjen e mbrojtjes së të dhënave që MEGA ka nënshkruar me ta, sipas të cilës ata janë të detyruar të jenë konform legjislacionit lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale.

Për më tepër, ne transmetojmë të dhënat tuaja personale tek palët e treta tek të cilat jemi të detyruara ta bëjmë sipas ligjit.

Është e mundur të përdoren dhe të ndani të dhënat tuaja në mënyra të tjera, vetëm pasi ne të kemi kërkuar miratimin tuaj.

  

Të drejtat tuaja

 

Lidhur me të dhënat tuaja personale ju keni të drejtat si më poshtë:

  • Akses dhe rishikim i të dhënave tuaja personale apo kufizim i përpunimit të tyre, apo kundërshtim për përpunim si dhe të drejtën e heqjes së transmetueshmërisë së  të dhënave
  • Dorëzimi i ankesës tek autoriteti mbikëqyrës përgjegjës dhe
  • Depozitimi i pëlqimit tuaj për përpunimin e të dhënave tuaja për qëllimet e Politikës aktuale. 

 

Si mund ta ushtroni të drejtën tuaj?

Në rast se keni dëshirë të ushtroni të drejtën tuaj lidhur me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, ju mund të drejtoni pyetjet tuaja apo kërkesën në adresën postare të kompanisë (MEGA DISPOSABLES SA, DEKELIAS 148, ACHARNES, 13678), apo në adresën elektronike (privacy@megadis.gr) me titullin “Ushtrimi i të drejtës për akses/ editim/ fshirje/ kufizim/ kundërshtim”.

 

Si i përgjigjemi ne kërkesës suaj?

Ne ie përgjigjemi kërkesës suaj pa asnjë pagesë dhe asnjë vonesë dhe në çdo rast brenda një (1) muaji nga data kur kemi marrë kërkesën tuaj. Nëse, megjithatë, kërkesa juaj është komplekse ose ekziston një numër i madh kërkesash, ne do t'ju informojmë brenda muajit nëse është e nevojshme të zgjatet afati në dy (2) muaj të tjerë, kohë gjatë së cilës do të merrni një përgjigje.  

Nëse kërkesat tuaja janë qartazi të pabazuara ose të tepruara veçanërisht për shkak të karakterit të tyre të përsëritur, kompania mund të vazhdojë me kërkesën për një pagesë të arsyeshme, duke marrë parasysh shpenzimet administrative për dhënien e informacionit ose zbatimin e veprimit të kërkuar, ose mohon të vazhdojë përpunimin e kërkesës suaj më tej.

 

Kohëzgjatja e mbajtjes së të dhënave personale

Të dhënat tuaja personale do të mbahen për aq kohë sa lejohet apo imponohet sipas legjislacionit aktual. Në rast se përpunojmë të dhënat tuaja personale sipas pëlqimit tuaj, ne do të vazhdojmë t’i përpunojmë ato derisa ju ta tërhiqni atë.

Politika e cookies

MEGA dhe ofruesit e shërbimeve me të cilët bashkëpunon, mund të mbledhin automatikisht disa të dhëna, ndërsa shfletoni në faqen e internetit. Për detaje në lidhje me cookies dhe teknologjitë e tjera të shikuara që përdoren në kuadër të shërbimeve të internetit, ju lutemi lexoni Politikën e Cookies. Politika e Cookies përfshin informacion në lidhje me mënyrën se si mund t'i çaktivizoni këto teknologji. Nëse nuk i çaktivizoni ato dhe vazhdoni të përdorni shërbimin tonë, ne do të arrijmë në përfundimin se ju keni dhënë pëlqimin për përdorimin e tyre.

 

Siguria 

Ne bëjmë çdo përpjekje të mundshme, duke zbatuar masat e duhura teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale nga çdo humbje, ndryshim, rrjedhje, shkatërrim apo akses i paautorizuar i tyre nga palët e treta.

 

Ndryshimet në Politikën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

MEGA mund të rishikojë në çdo moment Politikën aktuale të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, kështu që ju do të informoheni për këtë në faqen tonë të internetit.

 

Faqet e internetit dhe shërbimet e palëve të treta

Politika aktuale e Mbrojtjes së të Dhënave Personale nuk ka të bëjë, as nuk përfshin faqet e internetit dhe shërbimet e palëve të treta dhe nuk përfshin miratimin, ose na ngarkon me çdo përgjegjësi për konfidencialitetin, të dhënat ose praktikat e tjera të palëve të treta, përfshirë palët e treta që menaxhojnë faqen elektronike ose shërbimin elektronik, të lidhur me faqen tonë të internetit.

 

Komunikimi

Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me politikën aktuale ose dëshironi të ushtroni të drejtën tuaj në lidhje me mbrojtjen e të dhënave tuaja personale, ju mund të adresoni pyetjen ose kërkesën në adresën postare të kompanisë (MEGA DISPOSABLES SA, DEKELIAS 148, ACHARNES, 13678 ), ose në adresën elektronike (privacy@megadis.gr).

 

Përditësimi i fundit: 25/5/2018