Newborn 2-5 kg Nο1

Mirëseerdhe në jetën tonë vogëlush!

Bebja juaj sapo ka ardhur në jetë… po e mbani në duar dhe nuk e besoni akoma.

Jeni të mbushur plot dashuri dhe doni ta shpreni me mënyrën më të mire të mundshme.  Kushtojini atij kohë: i flisni, i këndoni ninulla dhe i thoni vjersha. Zëri juaj është i njohur për të shumë përpara se ai të vinte në jetë. Jepini atij përqafimet dhe përkëdheljet tuaja… kështu do ta ndihmoni të ndihet i sigurt dhe të ketë besim në vetvete.

Pelenat për bebe Babylino Sensitive, kanë një mbulesë të veçantë me butësinë e pambukut, e pasur me ekstrakte kamomili, e cila do të mbështjellë me delikatesë vogëlushin tuaj dhe do ta ndihmojë të ndihet rehat që nga dita e tij e parë. Prodhuar me përbërës të çertifikuar për mungesë të lëndëve të dëmshme (në bazë të Oeko-Tex® Standard 100) mund të jeni të sigurt që mbështjellin lëkurën e njomë të vogëlushit tuaj shumë miqësisht.

Përthithje më e lartë ofrohet nga teknologjia Dry Matrix, e cila është pjesë e pelenave Babylino Sensitive. Kjo teknologji konsiston në një rrjetë fibrash natyrale e cila mban lagështinë qëndrueshëm brenda mbushjes, pavarësisht pozicionit apo lëvizjes së bebes ( ulur, shtrirë apo përmbys).

Kështu dizenjoja e avancuar e produktit ofron thatësinë që bebja ka nevojë, si gjatë ditës dhe gjatë natës, kur nevojat për përthithje janë edhe më të mëdha. Kjo rezulton që bebet dhe prindërit të flenë më të qetë !

Ju duhet ta dini se lodra e parë dhe më e pëlqyera për fëmijën e porsalindur është… fytyra juaj! Vështrimi i tij mund të fokusohet në 20cm, largësia ideale për të parë fytyrën tuaj  kur e mbani në krahë. E gjithë vëmendja e tij e fokusuar në lëvizjen e syve dhe buzëve tuaja, hapjen dhe mbylljen përsa ju jeni duke biseduar me të, ose duke i thënë vjersha.

Për më tepër, foshnjat e porsalindura duket  se duan pëlhurat e buta dhe të ngrohta. Bëjeni të shtrihet në një batanije të butë ose mbështilleni me të dhe ofroja, në një tjetër mënyrë, ngrohtësinë dhe dashurinë që ai ka nevojë.

Babylino Sensitive