Mini 3-6 kg Nο2

Tashmë vogëlushi është një pjestar aktiv i familjes!

Vogëlushi juaj ka nisur të mësohet me ambientin ku po rritet dhe ndihet familjar me mjedisin rreth tij. Qartësia në shikimin e tij rritet dhe mundet të dallojë deri në 90 cm, kështu nis të dallojë dhe më qartë fytyrën tuaj. Shikon me shikim kureshtar dhe me shume kujdes të gjitha objektet që shfaqen rreth tij.

Njekohësisht nis të lëvizë dhe të reagoje ndaj stimujve të rinj të mjedisit me lëvizje reflektive. Një arritje tjetër e madhe është që ai mund të ngrejë kokën për pak sekonda dhe nis ta kthejë atë majtas e djathtas.

Pelenat Babylino Sensitive, kanë një mbulesë të veçantë me butësinë e pambukut, e pasur njëkohësisht me ekstrakte kamomili. Kështu kujdesen për të mbështjellë me delikatesë lëkurën e tij dhe e mbajnë atë të thatë e të mbrojtur. Prodhuar me përbërës të çertifikuar për mungesë të lëndëve të dëmshme (në bazë të Oeko-Tex® Standard 100) mund të jeni të sigurt që mbështjellin lëkurën e njomë të vogëlushit tuaj shumë miqësisht.

 

Përthithje më e lartë ofrohet nga teknologjia Dry Matrix, e cila është pjesë e pelenave Babylino Sensitive. Kjo teknologji konsiston në një rrjetë fibrash natyrale e cila mban lagështinë qëndrueshëm brenda mbushjes, pavarësisht pozicionit apo lëvizjes së bebes ( ulur, shtrirë apo përmbys).

Kështu dizenjoja e avancuar e produktit ofron thatësinë që bebja ka nevojë, si gjatë ditës dhe gjatë natës, kur nevojat për përthithje janë edhe më të mëdha. Kjo rezulton që bebet dhe prindërit të flenë më të qetë !

E gjeni edhe në paketim ekonomik
MINI 3-6 kg tg. 2 - Available also in value pack

Lodrat janë mënyra më e mirë për një bebe që të zbulojë botën! Vendosni një lodër lëvizëse me muzikë me kafshë që rrotullohen mbi krevatin e tij.

Përzgjidhni ngjyra të gjalla  siç janë e kuqja, dhe portokallia e fortë, ngjyra që për shkak të dritës së tyre do ta impresionojnë që në muajt e parë të jetës!

Për më tepër, mund të varni lodra të bukura në karriken tundëse dhe karrocë, për ta argëtuar gjatë gjithë ditës. Këndojini këngë qetësuese dhe ninulla dhe lëreni që të shijojë disa pjesë të muzikës klasike! Do të habiteni kur të shikoni efektin e tyre qetësues…

Babylino Sensitive