Midi 4-9 kg No3

Vogëlushi juaj i buzëqesh kujtdo dhe pëlqen të luajë!

Tashmë vogëlushi juaj nis të shpalosë personalitetin e vet! Kupton ndjenjat e të tjerëve përrreth si dhe shpreh dhe ndjenjat e tij.

Shijon vecanërisht lojërat dhe vëmendjen që i japin si dhe reagon duke buzëqeshur pa fund! Është periudha më e mirë për shëtitje jashtë shtëpisë, ekskursione apo vizita tek miqtë.

Do të ndihmojnë shumë vogelushin tuaj të zhvillojë të qenurit i shoqërueshëm si dhe të mësojë të përshtatet me çdo mjedis, çka do të jetë shumë e dobishme gjatë gjithë jetës së tij.

Pelenat Babylino Sensitive kanë dizenjo gazmore, të frymëzuara nga natyra dhe printuar me ngjyra të sigurta për shëndetin e të voglit tuaj. Këto dizenjo do të nxisin kuriozitetin e tij dhe shpesh do të fantazojë me to histori e lojëra në medjen e tij. Për më tepër përbërësit e tij miqësorë të çertifikuara sipas Oeko-Tex® Standard 100, e mbështjellin me delikatesë dhe i japin atij kujdes dhe mbrojtje delikate.

Përthithje më e lartë ofrohet nga teknologjia Dry Matrix, e cila është pjesë e pelenave Babylino Sensitive. Kjo teknologji konsiston në një rrjetë fibrash natyrale e cila mban lagështinë qëndrueshëm brenda mbushjes, pavarësisht pozicionit apo lëvizjes së bebes ( ulur, shtrirë apo përmbys).

Kështu dizenjoja e avancuar e produktit ofron thatësinë që bebja ka nevojë, si gjatë ditës dhe gjatë natës, kur nevojat për përthithje janë edhe më të mëdha. Kjo rezulton që bebet dhe prindërit të flenë më të qetë !

E gjeni edhe në paketim ekonomik
MIDI 4-9 kg tg. 3 - Available also in value pack

Lodra të buta pellushi do të jenë lodrat  e tij të dashura gjatë kësaj periudhe të jetës! Shumë shpejt do të shikoni që atij do t’i pëlqejë së tepërmi të shikojë edhe reflektimin e tij në pasqyrë… vendosni në një anë të krevatit të tij një copë të madhe pasqyre që nuk thyhet dhe jepi shtysën të zbulojë vetveten!

Babylino Sensitive