Maxi 7-18 kg Νο4

Vogëlush bota është e jotja! Tani je gati për ta eksploruar…

Vogëlushi juaj po kalon një stad shumë krijues në jetën e tij! Eksploron me shqisat e të prekurit dhe të shijuarit dhe zbulon mjedisin që e rrethon duke kafshuar gjithçka! Nis të zvarritet... të kapë të gjitha sendet e lodrat që nuk arrin.

Do ishte mirë të shndërronit shtëpinë tuaj në një mjedis të sigurt për fëmijën. Të jeni të sigurtë se një shtëpi e parrezikshme për të voglin tuaj do t’i japë atij ndjesi më të madhe lirie dhe do ta ndihmojë të kënaqet gjatë gjithë periudhës ekploruese. Me këtë mënyrë nuk do të dëgjojë vazhdimisht “mos” e të dekurajohet, por “të lumtë” për arritjet e tij, çka do të forcojë vetëvlerësimin e tij.  

Pelenat Babylino Sensitive, falë anëve elastike që tendosen aq sa duhet, do të ndihmojnë vogëlushin të ndiejë rehati e liri maksimale gjatë lëvizjeve në këtë stad shumë të rëndësishëm ku nis dalëngadalë të qëndrojë në këmbë dhe të bëjë hapat e parë. Njëkohësisht në sajë të përmbajtjes së ekstrakteve të kamomilit dhe përbërësve miqësorë me lëkurën,  të çertifikuara sipas Oeko-Tex® Standard 100, mund të jeni të sigurtë që e mbështjellin me delikatesë të vërtetuar  lëkurën e të voglit tuaj.

Përthithje më e lartë ofrohet nga teknologjia Dry Matrix, e cila është pjesë e pelenave Babylino Sensitive. Kjo teknologji konsiston në një rrjetë fibrash natyrale e cila mban lagështinë qëndrueshëm brenda mbushjes, pavarësisht pozicionit apo lëvizjes së bebes ( ulur, shtrirë apo përmbys).

Kështu dizenjoja e avancuar e produktit ofron thatësinë që bebja ka nevojë, si gjatë ditës dhe gjatë natës, kur nevojat për përthithje janë edhe më të mëdha. Kjo rezulton që bebet dhe prindërit të flenë më të qetë !

E gjeni edhe në paketim ekonomik
MAXI 7-18 kg tg. 4 - Available also in value pack

Një lojë shumë krijuese për ta inkurajuar të zvarritet është të vendosni objektin që dëshiron më shumë në një distancë që ai nuk e arrin dot. Gjthashtu vendos jastëkë në dysheme, fshihu pas tyre dhe lëre t’ju kërkojë. Kur të afrohet surprizojeni fëmijën  duke i thënë ‘Ku-ku-ta”! Lodrat e mbushura, librat për fëmijë me faqe me materiale të ndryshme plot ngjyra, lodra që lëshojnë tinguj muzikorë dhe raketaket do të gëzojnë tej mase fëmijën tuaj! 

Babylino Sensitive