Maxi Plus 9-20 kg No4+

Tashmë qëndron në këmbë, gjithë vetëbesim!

Arritja më e madhe e vogëlushit tuaj është ekuilibri dhe hapat e tij të parë! Në sytë tuaj kjo mund të duket si mrekulli por në të vërtetë me vetëbesim të lartë shumë shpejt do të nisë të eci! Do të jetë kaq i entuziazmuar nga ky zhvillim saqë tani e tutje nuk do ta pengojë asgjë…

Përgatituni për një periudhë plot eksperimente dhe tendencë lirie!  

Pelenat Babylino Sensitive, falë mbushjes tejet thithëse dhe dizenjos së tyre të hollë dhe anatomike, do të ndihmojnë vogëlushin tuaj të ndihet rehat me pelenën e tij. Veçanërisht në  këtë periudhë kur ai nis të eksplorojë gjithçka rreth tij, ndjesia e lirisë është një nga gjërat më të rëndësishme që mund t’i ofroni.

 Ndërsa vogëlushi juaj do të lëvizë gjithnjë e më shumë, pelenat Babylino Sensitive kujdesen dhe ushqejnë lëkurën  e tij, falë ekstrakteve të kamomilit dhe të përbërësve të tjerë të çertifikuar. Edhe nëse nxehet apo dhe djersin, mbështjellin lëkurën e tij me delikatesë. Të çertifikuara sipas Oeko-Tex®Standard 100 për mungesë të lëndëve të dëmshme.

Përthithje më e lartë ofrohet nga teknologjia Dry Matrix, e cila është pjesë e pelenave Babylino Sensitive. Kjo teknologji konsiston në një rrjetë fibrash natyrale e cila mban lagështinë qëndrueshëm brenda mbushjes, pavarësisht pozicionit apo lëvizjes së bebes ( ulur, shtrirë apo përmbys).

Kështu dizenjoja e avancuar e produktit ofron thatësinë që bebja ka nevojë, si gjatë ditës dhe gjatë natës, kur nevojat për përthithje janë edhe më të mëdha. Kjo rezulton që bebet dhe prindërit të flenë më të qetë !

E gjeni edhe në paketim ekonomik
MAXI PLUS 9-20 kg tg. 4+ - Available also in value pack

Fëmija juaj do të gëzohet pa masë me lëvizjen e lodrave që do ta ndihmojnë të qëndrojnë në këmbë ose të ecin në mënyrë të qëndrueshme! Dhe kujtoni që sa më të zhurmshme, aq më mirë! Lodra plot ngjyra me rrota që mund të mbajë e të shtyjë, do t’i japë atij gëzim pa masë! Sigurisht, kur shoqërohet me tinguj të gjallë dhe zile do ta tërbojë fare fëmijën tuaj!  

Babylino Sensitive