Junior 11-25 kg No5

Lëviz vazhdimisht, ngjitet e eksploron gjithcka!

Vogëlushi juaj është në vazhdimisht në lëvizje dhe plot energji, do të vrapojë dhe të ngjitet kudo. Mundet që gjithë kjo lëvizje të jetë e lodhshme pasi duhet të lëvizni dhe ju bashkë me të… por mendoni se e gjithë ajo lëvizje është forcuesi i muskujve e trupit të tij, çka do të përmirësojnë koordinimin e lëvizjeve të tij.

Pelenat Babylino Sensitive, falë aftësisë së lartë  përthithëse dhe barrierave anësore, mbrojnë nga rrejdhje të padëshirueshme dhe i japin vogëlushit thatësinë që ju kërkoni nga pelena. Kështu jeni e sigurtë që fëmija juaj ndihet rehat dhe i thatë. Në cdo lëvizje të tij pelenat Babylino Sensitive kujdesen dhe ushqejnë lëkurën e tij falë ekstrakteve të kamomilit dhe përbërësve të tjerë miqësorë të çertifikuar. Edhe nëse nxehet apo dhe djersin, ato mbështjellin lëkurën e tij me delikatesë. Të çertifikuara sipas Oeko-Tex®Standard 100 për mungesë të lëndëve të dëmshme.

Përthithje më e lartë ofrohet nga teknologjia Dry Matrix, e cila është pjesë e pelenave Babylino Sensitive. Kjo teknologji konsiston në një rrjetë fibrash natyrale e cila mban lagështinë qëndrueshëm brenda mbushjes, pavarësisht pozicionit apo lëvizjes së bebes ( ulur, shtrirë apo përmbys).

Kështu dizenjoja e avancuar e produktit ofron thatësinë që bebja ka nevojë, si gjatë ditës dhe gjatë natës, kur nevojat për përthithje janë edhe më të mëdha. Kjo rezulton që bebet dhe prindërit të flenë më të qetë !

.

E gjeni edhe në paketim ekonomik
JUNIOR 11-25 kg tg. 5 - Available also in value pack

Fëmija juaj tani shijon lojërat me topa, rrëshkitje të vogla, shilarës dhe kuaj. Do që të luajë deri sa të ketë fuqi! Këto janë aktivitete që do të ndihmojnë fëmijën të përmirësojë aftësitë e tij motorike dhe kur ia del ai përjeton momente të vërteta gëzimi e lumturie!  

Babylino Sensitive