Extra Large 15-30 kg Νο6

Është plot surpriza… dhe shumë fjalë!

Fëmija juaj tashmë është rritur dhe kupton koncepte, krijon imazhe të objekteve në mendje, ndjek dhe merr pjesë aktivisht në lojëra, këngë apo në përrallëza që i lexoni duke shfletuar. Më e bukura: mund të komunikojë me shumë fjalë duke shqiptuar fraza apo fjali të plota.

Pelenat Babylino Sensitive janë të holla, me dizenjo anatomika dhe tejet përthithëse dhe mbajnë fëmijën tuaj të thatë gjatë cdo lëvizjeje. Kështu mund të luajë i pashqetësuar, të vrapojë e të zbulojë botën.

Njëkohësisht, falë ekstrakteve të kamomilit dhe përbërësve të tjerë miqësorë të çertifikuar për mungesën e lëndëve të dëmshme sipas Oeko-Tex® Standard 100 mund të jeni të sigurtë që e mbështjellin lëkurën delikate të fëmijës suaj me shumë butësi.

Përthithje më e lartë ofrohet nga teknologjia Dry Matrix, e cila është pjesë e pelenave Babylino Sensitive. Kjo teknologji konsiston në një rrjetë fibrash natyrale e cila mban lagështinë qëndrueshëm brenda mbushjes, pavarësisht pozicionit apo lëvizjes së bebes ( ulur, shtrirë apo përmbys).

Kështu dizenjoja e avancuar e produktit ofron thatësinë që bebja ka nevojë, si gjatë ditës dhe gjatë natës, kur nevojat për përthithje janë edhe më të mëdha. Kjo rezulton që bebet dhe prindërit të flenë më të qetë !

E gjeni edhe në paketim ekonomik
EXTRA LARGE 15-30 kg tg. 6 - Available also in value pack

Jepi formuese, blloqe dhe lodra me copa që mund të bashkohen me njëra - tjetrën. Këndo së bashku me të këngë të shkurtra dhe vjersha duke përdorur instrumenta muzikorë për fëmijë. Kërkon të kontaktojë me fëmijë të tjerë. Fëmija juaj gëzohet kur është në shoqëri me fëmijë të  tjerë, me të cilët ata ndajnë interesa të përbashkët! Ata dashurojnë të luajnë lojëra imituese bashkë me ju (me mjete kuzhine, fshesa me korrent etj). Sende që argëtojnë fëmijët janë zakonisht sende në shtëpi si lugë druri, kuti të ushqimeve, shporta e tasa. Në të vërtetë ata duan të rriten shumë shpejt dhe të imitojnë lëvizjet e të rriturve, jo më me lodra, por me objekte të vërteta që përdoren nga të rriturit. 

Babylino Sensitive