Extra Large Plus 17+ kg No7

Sa jeni rritur tashmë ??!!

Fëmija juaj është rritur mjaft tashmë dhe çdo ditë ai duket më i pavarur, ju surprizon me arritje të reja. Mosha e mësimit ka arritur dhe fëmija juaj përthith gjithçka si sfungjer. E shikoni që pushton botën shpejt, me ndjenjë autonomie dhe pavarësie që ju bën të ndiheni krenarë. Në çdo lëvizje mund të shikoni përmirësimin e balancës dhe koordinimit të cilat i ofrojnë atij stabilitetin dhe komfortin që përpiqej të arrinte deri dje. Mos u mërzit; tani që mund të ngjitet e të zbresë vetë nëpër shkallë pa ndihmën tuaj!

Në këtë stad, zhvillimi i gjuhës dhe imagjinatës do t’ju surprizojë çdo ditë!

Pelenat Babylino Sensitive në sajë të mbushjes tepër përthithëse dhe dizenjos së tyre të hollë dhe anatomike do ta bëjnë vogëlushin tuaj të ndihet i lirshëm dhe  rehat çka i nevojitet çdo eksploruesi të vogël. Kjo ndjesi është gjëja më e rëndësishme që mund t’i ofroni atij.

Përthithje më e lartë ofrohet nga teknologjia Dry Matrix, e cila është pjesë e pelenave Babylino Sensitive. Kjo teknologji konsiston në një rrjetë fibrash natyrale e cila mban lagështinë qëndrueshëm brenda mbushjes.

Ndërsa  fëmija juaj po lëviz, pelenat Babylino Sensitive kujdesen dhe ushqejnë lëkurën e tij, në sajë të ekstrakteve të kamomilit dhe përbërësit miqësorë të çertifikuar. Edhe nëse është vapë dhe djersin, pelenat Babylino Sensitive prekin me butësi dhe delikatesë lëkurën e tij. Çertifikuar sipas Oeko-Tex® Standard 100 për mungesë të lëndëve të dëmshme.

E gjeni edhe në paketim ekonomik
EXTRA LARGE PLUS 17+ kg tg. 7 - Available also in value pack

Shtëpia tani është shumë e vogël. Gjej kohë të shkoni në kënde lojërash në natyrë apo të mbyllur dhe punishte krijuese. Vogëlushi juaj ka nevojë të jetë në kontakt me fëmijë të tjerë në mënyrë që ta ndihmojnë atë në ndjenjën e punës në skuadër dhe aftësi të tjera, duke ju dhënë juve moment admirimi dhe krenarie! 

Babylino Sensitive