 
Zhvillimi muajin e 11-të
Në muajin e njëmbëdhjetë…
Çfarë mund të bëjë në fund të muajit të njëmbëdhjetë:
•    Mund të ngrihet e të ulet edhe kur është shtrirë
•    Mund të rrëmbejë një send të vogël mes gishtit  tregues dhe atij të madh dhe ta ngrejë
•    Kupton çdo të thotë “jo”, megjithëse nuk bindet gjithmonë
•    Mund të ecë duke u mbajtur pas mobiljeve
•    Vëren një lodër apo send përpara se ta fusë në gojë
•    Imiton tinguj që dëgjon nga njerëz të tjerë
Vini Re! Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm nga njëri tjetri dhe secili ka rritmin e tij të rritjes. Stadet e përshkruara të zhvillimit janë bazuar mbi nivelet mesatare. Mos u shqetëso nëse bebi yt nuk është sipas kësaj mesatarjeje. Nëse vini re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
